İzzet Mazi
07 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
KILIS (AA) - Dy predha të gjuajtura sot herët nga Siria kanë rënë në një fshat në qytetin kufitar turk Kilis, raporton Anadolu Agency (AA).
Predhat artilerike ranë në bllokun Yavuz Sultan Selim, njëra në afërsi të parkut, dhe tjetra në afërsi të shkollës.
Në vendin e shpërthimit kanë mbërritur ekipet kompetente të forcave të sigurisë dhe emergjencës.
Një person u plagos nga shpërthimi në parkun Islambey, i cili u transportua në një spital në qendër të Kilis.
Predha të tjera që ra në afërsi të shkollës nuk shpërtheu dhe ekipet përkatëse janë duke punuar në largimin e saj.