Sibel Uygun
25 Janar 2017•Përditësim: 25 Janar 2017
ANKARA (AA) – Gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë janë neutralizuar (vrarë ose kapur), 17 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë theksohet se avionët turq kanë goditur 180 bastione të DEASH-it, duke përfshirë strehimore, objekte kontrolli dhe automjete të organizatës terroriste.
Aviacioni turk në rajonin e Al-Bab-it ka shkatërruar strehimore dhe rreth 30 granata improvizuese të punuara me dorë. Nga fillimi i operacionit janë shkatërruar 3.149 mjete shpërthyese artizanale dhe 55 mina.
Ofensiva “Mburoja e Eufratit” ka filluar më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë për neutralizimin e kërcënimeve terroriste me theks mbi DEASH-in dhe me qëllim të forcimit të sigurisë në vijën kufitare siriano-turke.
Ofensivën e kryejnë forcat opozitare siriane, ndërsa në pajtim me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje mbështeten nga forcat turke, si dhe koalicioni ndërkombëtar për luftë kundër DEASH-it.