Ali Kemal Akan
29 Shtator 2017•Përditësim: 29 Shtator 2017
ANKARA (AA) - Në operacionet anti-terroriste që forcat e armatosura turke kanë kryer nga data 21-27 shtator në juglindje të Turqisë janë neutralizuar 63 terroristë, kurse në përpjekje për kalim ilegal të kufirit shtetëror janë kapur 16.172 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacionet janë kryer kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK në rajonet Hakari, Sirnak, Mardin, Siirt dhe Dijarbakir.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, në vazhdimin e operacioneve antiterroriste në juglindje të Turqisë 63 terroristë janë neutralizuar gjatë shtatë ditëve të fundit, si dhe janë konfiskuar lloje të ndryshme armësh.
Gjithashtu janë shkatërruar pajisjet shpërthyese artizanale, depo të armëve, municione dhe strehimore.
Gjatë kontrolleve kufitare janë kapur mbi 16 mijë persona të cilët përmes rrugëve ilegale janë përpjekur të kalojnë kufirin e Turqisë. Gjatë operacioneve jetën e kanë humbur katër ushtarë dhe 27 janë plagosur.
Organizata terroriste PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. Përveç Turqisë, ata veprojnë në veri të Irakut dhe në Sirisë, ku funksionon dega e PKK-së, PYD/YPG.