Nilay Kar
02 Janar 2018•Përditësim: 02 Janar 2018
HATAY (AA) - Së paku 13 migrantë pa dokumente u ndaluan në provincën jugore turke Hatay, bëri të ditur një zyrtar i sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Migrantët, të gjithë shtetas sirianë, u ndaluan në distriktin kufitar Yayladagut pasi hynë në mënyrë të paligjshme nga Siria në Turqi, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonim.
Migrantët, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, më vonë u dërguan në një stacion të policisë për deportim.
Që nga fillimi i luftës civile në Siri, Turqia ka qenë rruga kryesore për refugjatët që përpiqen të kalojnë në Evropë.