Satuk Buğra Kutlugün
09 Janar 2018•Përditësim: 09 Janar 2018
SIIRT (AA) – Policia arrestoi më shumë se 30 ushtarakë për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, gjatë një operacioni në provincën juglindore Siirt, bëri të ditur policia, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni u zbatua në 20 provinca.
Tridhjetë e një të dyshuarit, që përfshijnë katër majorë, dy oficerë, një toger, 15 rreshterë dhe 7 ushtarë të specializuar, më vonë u mbajtën në paraburgim.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA Fetullah Gylen orkestruan tentimin e dështuar për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 250 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se ka qëndruar pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin nëpërmjet infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.