Turqia

Turqi, konfiskohet një ton kokainë

Zyra e prefektit të Mersinit tha se droga ishte fshehur në një kontejner me banane

Serkan Avci   | 16.06.2021
Turqi, konfiskohet një ton kokainë

Mersin

Shërbimi doganor i Republikës së Turqisë ka konfiskuar një ton kokainë të gjetur në një anije mallrash që lundronte nga Ekuadori në portin e Mersinit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e prefektit të Mersinit tha se droga ishte fshehur në një kontejner me banane.

"Një mijë pako me nga një kilogram kokainë u sekuestruan, ndërsa kërkimi i anijes dhe hetimi i gjerë janë ende duke vazhduar", theksohet në njoftim.

Ministri i Tregtisë i Republikës së Turqisë, Mehmet Muş​​​​​​​, përgëzoi doganierët në Twitter për operacionin e suksesshëm dhe tha se ishte konfiskimi më i madh i kokainës në Turqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın