Bota

SHBA, konfiskohen 16.5 ton kokainë

“Anëtarët e ekuipazhit janë arrestuar dhe kundër tyre është ngritur aktakuzë ndërsa hetimi është në rrjedhë”, thuhet në njoftim

Umar Farooq  | 19.06.2019 - Përdıtësım : 19.06.2019
SHBA, konfiskohen 16.5 ton kokainë

Washington

Autoritetet federale të SHBA-ve në një anije në Philadelphia kanë konfiskuar 16.5 ton kokainë në vlerë prej mbi një miliard dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA)

“Anëtarët e ekuipazhit janë arrestuar dhe kundër tyre është ngritur aktakuzë ndërsa hetimi është në rrjedhë”, thuhet në njoftimin e autoriteteve shtetërore.

Forcat e sigurisë të hënën hynë në një anije mallrash dhe gjetën kokainën nëpër kontejnerë.

Siç raportojnë mediat lokale, bëhet fjalë për një nga konfiskimet më të mëdha në historinë amerikane.

Prokurori federal, William McSwain deklaroi se sasia në fjalë e drogës mund të vrasë miliona njerëz.

Doganierët amerikanë në mars të këtij viti në një port në New York konfiskuan një dërgesë me kokainë në vlerë prej 77 milionë dollarësh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın