Bota

Trump do të ketë "takim të zgjeruar" me Xi Jinping

Takimi vjen në kohën kur dy ekonomitë më të mëdha botërore janë përfshirë në mosmarrëveshje të mëdha tregtare

Michael Hernandez  | 19.06.2019 - Përdıtësım : 20.06.2019
Trump do të ketë "takim të zgjeruar" me Xi Jinping

Washington

Presidenti i SHBA-ve Doland Trump të martën tha se do të realizojë një takim me presidentin kinez Xi Jinping javën e ardhshme, përderisa po vazhdojnë mosmarrëveshjet e mëdha tregtare mes dy ekonomive më të mëdha botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne do të kemi një takim të zgjeruar javën e ardhshme gjatë samitit G20 në Japoni', shkroi Trump në rrjetet sociale. "Ekipet tona përkatëse do të fillojnë me bisedimet para takimit tonë".

Kina dhe SHBA-të janë përfshirë në një luftë tregtare, duke vendosur taksa reciproke, me presidentin Trump që filloi i pari për shkak të ankesave që kishin të bëjnë me mosbalancimet tregtare mes vendeve për çka SHBA insiston se janë praktika të padrejta tregtare.

Pekini paraprakisht ka refuzuar të konfirmojë nëse presidenti kinez do të marrë pjesë në mbledhjen e javës së ardhshme të liderëve të 20 ekonomive më të mëdha botërore. Trump u kërcënua se do të vendosë taksa shtesë nëse Xi refuzon ta takojë gjatë samitit dyditor në Japoni.

Gjatë bisedës telefonike të zhvilluar të martën, Trump dhe Xi "diskutuan për rëndësinë e nivelimin e kushteve për fermerët amerikanë, punëtorët dhe bizneset përmes marrëdhënieve ekonomike fer dhe reciproke", thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

"Kjo përfshin trajtimin e pengesave strukturore tregtare me Kinën dhe arritjen e reformave kuptimplota që janë të zbatueshme dhe të verifikueshme", qëndron në kumtesë, ku theksohet se liderët gjithashtu do të trajtojnë "çështjet rajonale të sigurisë", pa dhënë sqarime shtesë.

SHBA dhe Kina kanë vendosur taksa reciproke me vlerë prej miliarda dollarësh për produktet e njëra-tjetrës, ndërsa Trump u kërcënua se do të vendosë taksa shtesë në vlerë prej 300 miliardë dollarë për importet kineze në muajin maj pasi u ngadalësuan bisedimet pa arritur marrëveshjen e shumëpritur.

Të martën, tregjet amerikane vazhduan të rriten pas postimit të Trumpit, me indeksin "Dow Jones" që shënoi rritje për 300 pikë në tregtimin në mëngjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.