Jeyhun Aliyev
04 Mars 2019•Përditësim: 04 Mars 2019
Policia turke ka kryer një operacion të suksesshëm kundër trafikimit të drogës në Stamboll dhe konfiskoi 185 kilogramë kokainë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarët e Departamentit për luftë kundër trafikimit të drogës në bazë të informacioneve të inteligjencës në fund të muajit të kaluar filluan një operacion të gjerë në portin e Stambollit.
Gjatë kontrollit të kontejnerëve në anijen transportuese u zbulua dhe konfiskuan gjithsej 185 kilogramë kokainë.
Droga ishte fshehur në kontejnerët në të cilat nga Ekuadori janë sjellë banane.
Një burim anonim tha se hetimi mbi rastin është në rrjedhë dhe se detajet mbi operacionin do të publikohen në mënyrë shtesë.