Faruk Zorlu
02 janar 2018•Përditësim: 02 janar 2018
ANKARA (AA) – Forcat turke të sigurisë konfiskuan mbi 80 kilogramë hashash gjatë operacioneve të ndara në Turqinë qendrore, bëri të ditur një burim policor, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacionet u kryen pasi departamenti i policisë kundër narkotikëve në Ankara mori një lajmërim anonim rreth shpërndarjes së drogës.
Policia ndoqi një të dyshuar dhe kreu operacionin kundër shpërndarësve të drogës. Në operacion gjithashtu u arrestua një i dyshuar kur u përpoq të arratisej.
Gjithsej 80 kilogramë hashash u konfiskuan vetëm nga ky operacion, bëri të ditur burimi.
Ndërkohë, në një bastisje tjetër, departamenti policor anti-drogë një forcë policore anti-narkotike në Kayseri ndaloi një autobus dhe sekuestroi 2.8 kilogramë hashash nga një grua që kishte mbështjellë drogën rreth trupit të saj me shirit paketimi. Gjatë operacionit ajo u arrestua.