Dildar Baykan
02 janar 2018•Përditësim: 03 janar 2018
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Jashtëm iranian, Muhammed Xhevad Zarif, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se ministri Çavuşoğlu ka kryer një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Zarif.
MPJ e Turqisë deklaratë për protestat në Iran
Gjithashtu ditën e sotme nga Ministria e Jashtme e Turqisë është bërë një deklaratë në lidhje me protestat në Iran. "Urojmë të parandalohet përshkallëzimi i incidenteve në Iran dhe të evitohen zhvillimet nxitëse dhe intervenimet e jashtme provokuese, të shmanget dhuna dhe se nuk duhet të bihet pre e provokimeve", thuhet në njoftimin nga MPJ e Turqisë.
Një grup i mbledhur ditën e enjte në qytetin Meshed të Iranit pa thirrjen e bërë nga ndonjë parti politike, nisën të zhvillonin demonstrata për të protestuar kushtet ekonomike në vend.
Protestat me shpejtësi morën karakterin anti-qeveritare duke u përhapur edhe në qytete të tjera.