Shkup
Gazetari i Anadolu-s filmoi nga brenda xhaminë "Haxhi Bajram Veli" në kryeqytetin Ankara e cila njihet me atmosferën e saj shpirtërore, raporton Anadolu.
Xhamia "Haxhi Bajram Veli" e cila njihet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës fetare të epokës osmane në Anadoll gjendet në lagjen Altindag të kryeqytetit turk.
Xhamia e cila mbanë emrin e Haxhi Bajram Veliut, një nga dijetarët kryesorë sufi të rajonit, vazhdon të jetë një nga monumentet më ikonike të Ankarasë.
Objekti i saj shquhet për pamjen modeste të jashtme, dekorimet elegante të brendshme dhe atmosferën e thellë shpirtërore. Ajo vizitohet nga shumë turistë vendas dhe të huaj.
