Handan Kazancı
10 janar 2020•Përditësim: 11 janar 2020
Burime të sigurisë njoftojnë se gjithsej 746 objekte historike u konfiskuan në një operacion në jug të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e xhandarmërisë së provincës mesdhetare Mersin arrestuan një të dyshuar, të identifikuar vetëm me inicialet H.K.
I dyshuari u përpoq të nxirrte në treg objekte historike nga Epoka e Mesme dhe Periudha Romake.
Forcat turke të sigurisë u paraqitën si blerës dhe kontaktuan me H.K. dhe i dyshuari solli artefakte historike nga shtëpia e tij pasi u dakorduan për një çmim.
Në mesin e artefakteve historike të konfiskuara ishin 698 monedha, 24 unaza, 16 vathë, tre shtiza, dy figura të zogjëve, një kryq dhe gjësende tjera.