Turqia

Turqi, konfiskohen mbi 160 kilogramë heroinë

Heroina u zbulua në kanaçe të vajit mineral nga njësia policore për luftë kundër narkotikëve, teksa kontrollonin një depo në rrethin Tusba, theksohet në njoftimin policor

Jeyhun Aliyev   | 15.05.2019
Turqi, konfiskohen mbi 160 kilogramë heroinë

Ankara

Policia turke ka konfiskuar rreth 163 kilogramë heroinë në provincën lindore Van, të mërkurën bëri të ditur se shërbimi lokal i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Heroina u zbulua në kanaçe të vajit mineral nga njësia policore për luftë kundër narkotikëve, teksa kontrollonin një depo në rrethin Tusba, theksohet në njoftimin policor.

Më tej thuhet se heroina ka qenë e paketuar në 602 kanaçe dhe gati për transport në vendet perëndimore. Dy persona u arrestuan për trafik droge.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın