Nilay Kar
31 Dhjetor 2019•Përditësim: 31 Dhjetor 2019
Burimet e sigurisë kanë bërë të ditur se tetë anëtarë të dyshuar të DEASH-it u kapën në një operacion anti-terrorist në provincën perëndimore turke Izmir, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dyshuarit u kapën në distriktet Torbali dhe Tire pasi u lëshua urdhër arresti nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Izmirit, thanë burimet që folën në kushte anonimiteti shkaku i kufizimeve për prononcim me mediat.
Burimet thanë se shtatë nga të dyshuarit janë shtetas sirianë, ndërsa njëri prej tyre kishte pasaportë libaneze dhe gjermane.
Turqia shpalli DAESH-in si organizatë terroriste në vitin 2013.
Që atëherë, vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it shumë herë, duke përfshirë sulmet me 10 bomba vetëvrasëse, shtatë bomba dhe katër sulme të armatosura të cilat lanë të vrarë 315 njerëz dhe plagosën qindra të tjerë.
Si përgjigje, Turqia ka filluar operacionet ushtarake dhe policore brenda dhe jashtë vendit.