Hakan Mehmet Şahin
27 Janar 2019•Përditësim: 28 Janar 2019
EDIRNE/KIRKLARELI (AA) – Në operacionet e forcave të sigurisë së Turqisë janë kapur 33 migrantë të padeklaruar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Edirne janë kapur 17 migrantë të cilët u përpoqën të largoheshin nga Turqia ilegalisht. Ekipet e xhandarmërisë dhe të kufirit zbuluan një grup të huajsh në zonën kufitare.
Me rastin e kontrollit në qarkun Meric janë kapur shtetas të Marokut, Pakistanit dhe Afganistanit.
Nga ana tjetër, 16 migrantë të padeklaruar u kapën në Kirklareli, të cilët kanë qenë të shpërndarë në tri grupe. Bëhet fjalë për shtetas të Afganistanit dhe Pakistanit.
Të huajt u janë dorëzuar Drejtorive kompetente për menaxhimin e migracionit.