Emin Avundukluoğlu
27 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
KONYA (AA) – Në kuadër të hetimeve antiterroriste, autoritetet e Turqisë kanë lëshuar të enjten fletëarrest për 73 pilotë ushtarakë, raporton Anadolu Agency (AA) duke u thirrur në burime brenda forcave të sigurisë.
Burimet e lartërmendura të cilat kanë folur në kushte anonimiteti kanë thënë se pilotët e kërkuar gjenden në 17 provinca të ndryshme të shtetit.
Të dyshuarit, 71 prej të cilëve janë togerë, dyshohet se janë të lidhur me organizatën terroriste FETO, dyshime këto që kanë dalur nga një hetim i nisur nga Kryeprokurori publik i Konias lidhur me financimin e paligjshëm të rrjetit ilegal.
Burimet në fjalë kanë thënë se në vazhdim e sipër është operacioni për arrestimin e të dyshuarve.
Ndërkohë, 26 zyrtarë policie kanë dalur para gjykatësit në Bursa për t'u përgjigjur lidhur me akuzat se kanë përdorur aplikacionin e koduar "By Lock" për dërgimin e porosive përmes telefonave të mençur.
Aplikacioni besohet të ketë qenë zbuluar nga agjencitë e sigurimit të Turqisë para grusht shtetit, duke bërë ata të kalojnë në përdorimin e mesazheve të shërbimit WhatsApp, por jo para se të identifikohen dhjetëra mijëra të dyshuar të FETO-s.
Në mënyrë shtesë, të enjten në Stamboll janë arrestuar katër shefa policie me të njëjtat akuza, pjesëmarrje në organizatën terroriste FETO.