Emin Avundukluoğlu
21 Prill 2016•Përditësim: 21 Prill 2016
ANKARA (AA) – Shtatë terrorist të dyshuar të organizatës terroriste DAESH, përfshirë dy shtetas të huaj janë arrestuar gjatë dy operacioneve të ndara në juglindje të Turqisë në provincën e Gaziantepit, njofton zyra e guvernatorit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas kumtesës, forcat turke të sigurisë kanë kapur pesë të dyshuar të DAESH-it përderisa kishin tentuar të kalojnë kufirin Turqi-Siri.
Në deklaratë thuhet më tej se të dyshuarit janë liruar më vonë në pritje të gjykimit, ndërkohë që dy të huajt janë kapur gjatë një operacioni tjetër në qarkun Oguzeli në afërsi të kufirit me Sirinë.
Të huajt u dërguan në Drejtorinë për Siguri ku do ti nënshtrohen procedurave për deportim, thuhet në fund të deklaratës.