Turqia

Turqi, arrestohen 8 terroristë të dyshuar të DEASH-it

Të dyshuarit u arrestuan në operacione të njëkohshme në Stamboll dhe në Manisa të provincës Hatay

Gözde Bayar  | 10.09.2021 - Përdıtësım : 10.09.2021
Turqi, arrestohen 8 terroristë të dyshuar të DEASH-it

Ankara

Forcat turke të sigurisë arrestuan 8 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist DEASH, njoftuan sot burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtatë nga të dyshuarit u përfshinë në aktivitete të ndryshme për grupin terrorist dhe gjithashtu siguruan mbështetje financiare, thanë burimet, duke kërkuar të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për të folur me mediat.

Ata u arrestuan në operacione të njëkohshme në provincat Stamboll dhe në Manisa të provincës Hatay.

Gjatë bastisjeve u sekuestruan një numër i madh i materialeve dixhitale dhe dokumenteve organizative, shtuan burimet.

Nga ana tjetër, 4 persona që përpiqeshin të hynin ilegalisht në Turqi nga Siria u kapën në kufirin jugor të Hatay, tha Ministria turke e Mbrojtjes në Twitter.

Më tej thuhet se një nga katër personat ishte një i dyshuar i kërkuar me urdhër arrest të kuq për lidhje të dyshuara me DEASH-in.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in organizatë terroriste.

Që atëherë vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 shpërthime vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacionet antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.