İlker Girit
15 nëntor 2016•Përditësim: 15 nëntor 2016
ADANA (AA) – Të paktën gjashtë persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një operacion policor në provincën juglindore të Adanasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i policisë për AA, tha se ekipet speciale policiore të anti terrorit, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë kryer një bastisje në disa lokacione në provincën Adana.
Gjatë operacionit u arrestuan gjashtë pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste DEASH, të cilët i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore kompetente në Adana.
Në operacionin e sotëm mori pjesë edhe njësiti special me mjete të blinduara. Me këtë rast janë konfiskuar sasi të mëdha armësh dhe eksploziv.
Në operacionin e ngjashëm të forcave turke muajin e kaluar në provincën Gaziantep, erdhi deri te një shpërthim i fuqishëm me ç'rast humbën jetën tre policë.
Organizata terroriste DEASH konsiderohet si kërcënimi më i madh për sigurinë globale sot, kurse Turqia ka shtrirë praninë e saj në shtetet fqinje të Irakut dhe Sirisë, të cilat janë bastione të grupit terrorist dhe udhëheq një luftë të ashpër kundër terroristëve në veri të Sirisë.
Pikërisht kjo është arsyeja pse Turqia është një nga objektivat e terroristëve të DEASH-it.