Halil Demir
13 Korrik 2021•Përditësim: 13 Korrik 2021
Forcat turke të sigurisë sot kanë arrestuar 18 të dyshuar për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, theksuan zyrtarët e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo ndodhi pasi prokurorët në Stamboll lëshuan urdhër-arreste për 27 persona të dyshuar se ishin në kontakt me imamë - anëtarë të vjetër - të grupit terrorist përmes telefonave me pagesë, sipas rrëfimeve të të tjerëve dhe informacionit të mbledhur nga përpjekjet policore të monitorimit.
Të dyshuarit akuzohen për infiltrim në një shkollë ushtarake me bazë në Stamboll nga e cila më vonë u pushuan nga puna.
Policia e antiterrorizmit zhvilloi operacione paralele në gjashtë provinca duke arrestuar 18 të dyshuarit ndërsa përpjekjet vazhdojnë për të arrestuar 9 të arratisurit.
Dokumente të shumta organizative u sekuestruan nga policia gjatë operacioneve.
FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe 2.734 të plagosur.