Sertaç Bulur
12 Janar 2016•Përditësim: 12 Janar 2016
ANKARA (AA) - Gjashtëmbëdhjetë anëtarë të DAESH-it, ndër të cilët është edhe një shtetas i Turqisë, të cilët dyshohen se ishin duke mbledhur informacione sekrete për një vepër senzacionale, janë arrestuar nga ana e pjesëtarëve të Drejtorisë së Intelegjencës së Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që siguroi gazetari i AA-së, ekipet e drejtorisë së intelegjencës së Policisë së Ankarasë, në kuadër të punimeve të saj kundër organizatës terroriste DAESH, kanë identifikuar se një grup është në përgatitje të eksplorimit ndaj ndërtesave publike në pikat kritike të Ankarasë.
Policët e inteligjencës të cilët e ndiqnin këtë grup nga afër, në operacionin e organizuar kanë arrestuar 16 persona. Ndër të dyshuarit I.K. i cili vlerësohet si lider i grupit u arrestua në një kafene. Ndërsa të dyshuarit e tjerë në operacionet e zhvilluara në çarqet e ndryshme të qytetit.
Nga të dyshuarit I.K. u arrestua me urdhër të gjykatës dhe më pas u dërgua në burg, ndërsa 15 shtetasit e huaj u dorëzuan në Departamentin e të huajve për deportim.
Në operacion u konfiskua një numër i madh i dokumenteve organizative.