Diyar Güldoğan
03 Nëntor 2015•Përditësim: 03 Nëntor 2015
IZMIR (AA) - Policia turke ka arrestuar 44 persona gjatë operacionit të së martës të quajtur "shteti paralel" i cili u zbatua në Izmir dhe 17 provinca tjera të Turqisë, raporton Anadolu Agency.
Burime brenda forcave të sigurisë duke folur në kushte anonimiteti, thanë për Anadolu Agency se të dyshuarit janë arestuar nën akuzën"veprim jashtë autorizimeve legale", që lidhen me një çështje paraprake të vitit 2012-të, në të cilin disa persona u akuzuan për "mbajtje të informatave dhe dokumenteve ushtarake të natyrës konfidenciale".
Në mesin e të arrestuarve të sotëm është ish shefi i policisë së Izmirit, dy zëvedës shefa të policisë dhe një guvernatorë.
Sipas qeverisë turke, "shteti paralel" ose "struktura paralele" i referohet një grupi të byrokratëve turq të etabluar nëpër institucionet e shtetit, përfshirë gjyqësorin dhe policinë ndërsa tentojnë të komprometojnë qeverinë turke të zgjedhur legalisht.