Uğur Ulu
28 Dhjetor 2017•Përditësim: 28 Dhjetor 2017
BURSA (AA) - Në operacionet kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste DEASH në Bursa të Turqisë, u arrestuan 38 persona të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndër personat e ndaluar ka edhe shtetas sirianë. Sipas informacioneve që disponojmë, pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë të anti-terrorit në Bursa kryen veprime në rajonin Osmangazi, Yildirim dhe Inegol.
Më parë u përcaktuan lokacionet ku ndodheshin personat e dyshuar kurse operacionet janë kryer njëkohësisht në orët e hershme të mëngjesit.
Po ashtu janë kryer edhe bastisje të shtëpive ku ishin. Ata u dërguan në Drejtorinë e policisë në Bursa për t'u marrë në pyetje.