Büşra Nur Bilgiç
23 prill 2019•Përditësim: 24 prill 2019
Trupat e dy shtetasve turq, të cilët humbën jetën në shpërthimet në Sri Lankë, janë sjell në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një burimi diplomatik, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të kufizimit të bisedës për mediat, trupat e Serhan Selçik Nariçi dhe Yiğit Ali Çavuş do të dërgohen në vendet e tyre të lindjes për funeralet, në Stamboll dhe Adiyaman.
Në të dielën e Pashkëve, të paktën 310 persona u vranë dhe 500 të tjerë u plagosën kur tetë shpërthime shënjestruan tetë lokacione të ndryshme brenda dhe jashtë kryeqytetit Kolombo.
Bombardimet goditën kishat në qytetet Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa, si dhe hotelet Kingsbury, Cinnamon Grand dhe Shangri.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.