Turqia

RTÜK do të mbajë seminarin e 11-të ndërkombëtar

Seminari do të mbahet në datat 24-27 prill me temë “Mjetet e komunikimit dhe lufta për pavarësi”

Ali Murat Alhas, Gözde Bayar  | 23.04.2019 - Përdıtësım : 24.04.2019
RTÜK do të mbajë seminarin e 11-të ndërkombëtar

Ankara

Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit (RTÜK) do të organizojë seminarin e 11-të ndërkombëtar të komunikimeve me qëllim që të zhvillojë lidhje të natyrshme mes studentëve të huaj që studiojnë në universitetet turke, raporton Anadolu Agency (AA).

RTÜK organizon “komunikimin me seminarin e së ardhmes” që nga viti 2009 dhe seminari i ardhshëm do të mbahet në datat 24-27 prill në qytetet juglindore Sanliurfa dhe Gaziantep.

Arif Firtina, anëtar i këshillit, tha se RTÜK ka kapacitet të bëjë diplomaci publike në fushat sociale dhe kulturore, andaj organizon seminarin në baza vjetore.

“Qëllimi i seminarit është që të mbledhim bashkë studentë (të huaj) që studiojnë në drejtimet e komunikimit. Zakonisht ne fokusohemi me studentët që ndërlidhen me botën turke dhe komunitetet e ngjashme”, tha ai.

“Më së shumti punojmë me studentë para diplomimit, por megjithatë ndonjëherë ftojmë edhe persona të nivelit të magjistraturës apo doktoraturës”, tha ai.

Firtina më tej shtoi se studentët do të bëhen një urë mes Turqisë dhe shteteve të tyre pasi të diplomojnë në universitetet turke, dhe se do të kenë marrëdhënie të fuqishme dhe të afërta me Turqinë.

“Gjatë 10 viteve të fundit, ne kishim gjithsej 570 pjesëmarrës, ne e shohim seminarin si obligim kombëtar”, tha ai, duke shtuar se në seminarin e këtij viti do të marrin pjesë 47 studentë të huaj.

Ai tha se arsyeja pse këtë vit seminari organizohet me temë “Mjetet e komunikimit dhe lufta për pavarësi” është që viti 2019 do të shënojë 100 vjetorin e fillimit të luftës turke për pavarësi.

- “Unitet kombëtar kundër okupatorëve”

Firtina theksoi se përdorimi i mjeteve të komunikimit ka rëndësi shumë të madhe, veçanërisht kur një komb lufton për pavarësinë e tij.

Ai gjithashtu tha se duke krijuar “unitet kombëtar kundër okupatorëve” dhe informimin e komuniteti ndërkombëtar rreth “veprimtarive të paligjshme që ndodhin në shtetin e okupuar” mund të arrihet përmes përdorimin korrekt të mjeteve të komunikimit në masë.

Ai vlerësoi Anadolu Agency për rolin në luftën kombëtare turke, ku e furnizoi popullin turk me informata korrekte rreth aktiviteteve të forcave okupatore brenda vendit, përskaj mjeteve të limituara, si dhe ka kontribuuar në përmirësimin e identitetit kombëtar.

Anadolu Agency u formua në 6 prill të vitit 1920 nga themeluesi i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, për ta bërë që vendi të dëgjohet nga komuniteti ndërkombëtar dhe për të informuar qytetarët turq në mënyrë korrekte.

Duke theksuar se seminare organizohen edhe jashtë shtetit, Firtina tha se studentët vijnë nga shtete të ndryshme siç është Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kirgistani, Uzbekistani, si dhe nga Sudani, Jemeni dhe Pakistani.

Ai shtoi se pjesëmarrësit në seminar do të kenë edhe një shëtitje në lokacionin arkeologjik Gobeklitepe, tempullit më të vjetër në botë që ndodhet në qytetin Sanliurfa, për të rritur edhe aspektin kulturor të seminarit.

Ai tha se seminari do të mbahet në universitetin Hasan Kalyoncu në provincën juglindore Gaziantep.

Turqia ka shpallur vitin 2019 si “Viti i Gobeklitepe-s” në nder të tempullit 12 mijë vjet të vjetër, i cili u inkuadrua në listën e UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore në qershor të vitit 2018.

Firinta tha se seminarin do ta mbështesin Anadolu Agency, transmetuesi publik TRT, Drejtoria e Komuniteteve Turke dhe Mike Jashtë Vendit (YTB) dhe Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın