Transmetuesi publik turk TRT, pasi fitoi vëmendjen e shikuesve në mbarë botën, ka prezantuar shërbimin e transmetimit global, platformën “tabii”, me qëllim për të kënaqur kërkesën për përmbajtjen turke, transmeton Anadolu.
Platforma “tabii”, nën sloganin “Histori që na lidhin”, për herë të parë u njoftua nga drejtori i Komunikimeve i Presidencës turke, Fahrettin Altun, në një ngjarje në Istanbul më 2 maj 2023.
Siç njofton zyra e TRT-së për komunikim me mediat, “tabii” ofron qasje të shpejtë dhe ekskluzive në një gamë të gjerë të përmbajtjeve me cilësi të lartë dhe miqësore për familjen, që përqafon kultura të ndryshme dhe tërheq vlerat e përbashkëta të audiencës së saj ndërkombëtare.
Platforma “tabii” po fillon me mbi 30 prodhime ekskluzive origjinale së bashku me seriale televizive argëtuese të preferuara të admiruesve, dokumentarë të vlerësuar me çmime, si dhe përmbajtje për fëmijë.
Shërbimi i plotë i transmetimit në Türkiye është pa pagesë, ndërsa për audiencën globale fillimisht “tabii” ofrohet përmes platformave të palëve të treta, si ‘Youtube’ dhe ‘Roku’, me një tarifë të përballueshme abonimi.
Siç është planifikuar, më vonë këtë vit do të lansohen aplikacionet ndërkombëtare në gjuhën angleze, spanjolle, arabe dhe në gjuhën urdu me më shumë opsione gjuhësore që do të vijnë së shpejti.
Në njoftim, më tej, theksohet se me mbi 55 vjet përvojë në transmetim, TRT-ja aktualisht arrin në 7 kontinente përmes 18 rrjeteve televizive, 17 stacioneve radifonike dhe platformave digjitale në 41 gjuhë dhe dialekte.
Përmes platformës “tabii”, TRT-ja ofron një perspektivë unike për tregun global të transmetimit me rrëfimet e saj që eksplorojnë kulturat, trashëgiminë dhe vlerat gjeografike të ndryshme. Ajo u lansua me një përzgjedhje të gjerë përmbajtjesh që përfshin seri të reja ekskluzive origjinale në zhanre të ndryshme, prodhime të licencuara dhe përmbajtje të njohura të TRT-së nga biblioteka e saj e gjerë.
“Prodhimet turke tashmë kanë mbi 800 milionë shikues në 146 vende në Evropë, Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore, Afrikë dhe Amerikë, me mbi 150 seri televizive. Si një krijues i ri në industri, ‘tabii’ do të bëhet lideri i sektorit të transmetimit digjital të Türkiyes, i cili projekton një rritje të konsiderueshme në eksportet e serive televizive duke filluar nga viti 2023”, thuhet në njoftimin e TRT-së.
Më tej, theksohet se Altun e përsëriti në fjalën e tij se platforma “tabii” do të jetë në “rrugën e saj si një aktor vendimtar dhe do të ketë një ndikim pozitiv në shërbimet e tjera të transmetimit në arenën globale”.
“Ai më tej tha se (platforma) do të luajë një rol vendimtar në krijimin e përmbajtjeve edhe më cilësore me baza reale sociale dhe kulturore. Kështu, ky shërbim global i transmetimit do t'i shërbejë si sektorit, ashtu edhe vendit tonë duke shtuar fuqinë e brendit Türkiye”, tha zyra për komunikim me mediat e TRT-së.
- Plartforma “tabii” vendos në qendër të vëmendjes diversitetin kulturor
Më tej, theksohet se platforma “tabii”, e ndërtuar mbi historitë turke të admiruara nga një audiencë e madhe në mbarë botën, u nis me një përvojë unike transmetimi të përmbajtjes së pasur që tërheq vlerat e përbashkëta dhe diversitetin e kulturave të ndryshme, me diçka për të gjithë në familje.
“Përveç produksioneve të njohura dhe tani klasike turke, ‘tabii’ ofron një listë përmbajtjesh origjinale ekskluzive dhe të licencuara që vendosin në qendër të vëmendjes rrëfimet e një audience të ndryshme kulturore të nënpërfaqësuar në mediat kryesore.
Drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Mehmet Zahid Sobacı, në fjalën e tij tha se ky shërbim i transmetimit, i zhvilluar edhe në hapësirën digjitale në përputhje me moton “një botë më e drejtë është e mundur”, po hedh sot hapin e parë të aventurës për t'u bërë “brendi i ri global i vendit tonë”.
"Ne marrim guximin të jemi kanali kryesor për të përmbushur nevojën për përmbajtje të orientuar drejt familjes në mbarë globin. Ne tregojmë rrëfimet e miliarda njerëzve që kanë mbetur jashtë miliarda prodhimeve”, tha Sobacı.
Përmes platformës “tabii”, shtoi Sobacı, “kundër gjendjes së sistemit aktual ne do të ndajmë kulturën tonë, vlerën e traditës dhe familjes, për të treguar rrëfimet e sakta të komuniteteve që janë kryesisht të nënpërfaqësuara në mediat kryesore.
- Platforma “tabii” fillon me më shumë se 30 produksione origjinale
Duke marrë frymëzim nga suksesi global i serialeve si "Ringjallja: Ertuğrul", "Barbarossa: Shpata e Mesdheut" dhe "Të Pafajshmit", “tabii” u lançua me më shumë se 30 produkcione origjinale, familjare dhe me cilësi të lartë të prodhuara ekskluzivisht për shërbimin e transmetimit. Tregime të tilla si “Rumi”, që nxjerr në pah jetën e studiuesit, poetit dhe mësuesit; "Free Sky", që ndan histori të mbushura me aksion të Forcave Ajrore Turke dhe avionëve luftarakë, do të jenë pjesë e shërbimit “tabii”, ku gjithashtu do të gjenden edhe produksioni i njohur i TRT-së “Shigjetari i vogël: Iskender”, i cili rikthehet me aventurat e tij krejt të reja, si dhe përmbajtje të tjera.
- Përmbajtje plotësisht e re për të rinjtë
Platforma "tabii" ofron opsione të ndryshme për të rinjtë, duke hapur baza të reja dhe duke prezantuar një vëllim të madh të përmbajtjeve origjinale dhe ekskluzive me cilësi të lartë kushtuar rinisë.
- Audienca globale mund t'u qaset përmbajtjeve në “tabii” përmes aplikacioneve YouTube dhe Roku
Shërbimi i plotë i transmetimit është në dispozicion pa pagesë në Türkiye. Audienca globale fillimisht mund t'u qaset përmbajtjeve nëpërmjet platformave të palëve të treta si YouTube (youtube.com/@tabii) dhe Roku, me një tarifë të përballueshme abonimi, edhe atë në gjuhën turke, angleze, spanjolle, arabe dhe gjuhën urdu, ndërsa më shumë opsione gjuhësore do të vijojnë së shpejti.
Aplikacionet ndërkombëtare janë planifikuar të lansohen më vonë këtë vit.
- Rreth platformës "tabii"
"tabii", një brend i transmetuesit publik turk TRT, është një shërbim i ri global transmetimi që ofron një gamë të gjerë përmbajtjesh me cilësi të lartë, të cilat janë përmbajtje familjare, të dubluara dhe të titruara në shumë gjuhë. "tabii" paraqet një përvojë unike transmetimi me storje frymëzuese të bazuara në vlera universale dhe përmbajtje gjithëpërfshirëse për një audiencë të larmishme kulturore.
"tabii" është shtëpia digjitale e serialeve origjinale ekskluzive, filmave dhe dokumentarëve; përmbajtjeve të licencuara dhe produksioneve të njohura të TRT-së në zhanre të ndryshme duke përfshirë aksionin, dramën, fantazinë, komedinë, misterin, komedinë romantike dhe thrillerin.