Kemal Karadağ,Özcan Yıldırım
27 Korrik 2016•Përditësim: 28 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Ministri turk i Punëve të Brendshme Efkan Ala i'u përgjigj pyetjeve në lidhje me situatën pas tentativës së FETÖ-s për grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke theksuar se deri më tani janë arrestuar 15.846 persona ministri i Punëve të Brendshme Ala tha se nga 10.012 ushtarë të arrestuar 178 janë gjeneralë, 2.728 oficerë dhe 7.106 janë të gradave të tjera.
-"Arrest me burg për 151 gjeneralë"
Në vijim të fjalës së tij duke theksuar se 2.901 nga të arrestuarit janë policë dhe 2.167 të tjerë janë nga gjyqësori, ministri Ala në vazhdim tha: "Numri i atyre që kanë marrë masën arrest me burg është 8.113, nga të cilët 5.266 janë ushtarakë. Nga ushtarakët, ndaj të cilëve është vendosur arrest me burg 151 janë gjeneralë, 1.656 janë oficerë dhe të tjerë, 1.684 janë pjesë e gjyqësorit dhe 1.019 janë efektivë policie."
Ndërkohë pyetjes nëse ka pasur apo jo mbështetje nga jashtë kjo tentativë për grusht shteti, ministri Ala është përgjigjur se është ende herët për të thënë një gjë të tillë dhe se një veprim i kësaj natyre mund të dëmtonte interesat e vendit.
Duke treguar se atë natë ai është njoftuar në orën 23:00 nga shefi i Shërbimit Informativ të vendit (MIT), Hakan Fidan, ministri Ala tha se pasi ka parë tanket të vinin drejt aeroportit ka dalë nga dera VIP dhe duke hipur në një makinë ka shkuar drejt vendit ku ishte formuar si zyra qendrore pak më parë nga ana e MIT-tit.
"Jemi duke punuar për të kapur ata të cilët kanë ikur"
Ministri Ala rikujtoi se disa ushtarë të cilët morën pjesë në tentativën për grusht shteti janë ende të humbur dhe në vazhdim shtoi: "Pritet çdo gjë nga këta të cilët thanë aq shumë gënjeshtra, duke përdorur tanket, avionët dhe helikopterët që sulmuan godinën e Parlamentit si dhe sulmuan popullin. Edhe raportet e MIT-it janë të ngjashme me këto që unë them. Për këtë arsye po merren masa. Jemi duke punuar fort për të kapur ata të cilët janë të humbur dhe të cilët ishin pjesë e tentativës për grusht shteti."
Ndërsa në lidhje me Xhandarmërinë ministri Ala tha: "Jemi duke punuar për gjetjen e një zgjidhjeje. Xhandarmëria do të jetë krejtësisht në varësi të Ministrisë së Brendshme. Nuk ka dyshim në këtë. Ashtu sikurse bëhen emërimet në polici do të bëhen edhe në xhandarmëri. Bashkë me të edhe roja bregdetare do të jetë në varësi të kësaj ministrie."
Duke vënë në dukje se sistemi në Turqi është i tillë që mund të prodhojë grushte shteti, ministri Ala u shpreh: "Për të pasur një sistem që të mos prodhojë probleme të tilla duhen ndarë fuqitë. Ashtu sikurse në vendet e zhvilluara fuqitë nuk duhen mbledhur në të njëjtin vend dhe nuk duhet të jenë në të njëjtën komandë. Të gjitha duhet të jenë të ndara, por në rast lufte të gjitha mblidhen nën komandën e një personi. Aktualisht kemi të bëjmë me një gjendje anormale. Ajo që po bëjmë ne është kthimi në një gjendje normale."