Aynur Ekiz
29 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Kanali informativ në gjuhën angleze pranë Radio Televizionit Turk (TRT) TRTWORLD, tani do të jetë në dispozicion që të ndiqet pa shifër, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës me shkrim të TRT-së, TRTWORLD me transmetimin eksperimental kishte filluar në maj, kurse tani mund të ndiqet vazhdimisht pa shifër.
TRT këto informacione i bëri të ditura për publikun me rastin e festës kombëtare, Dita e Republikës, kurse informacione më të detajuara do të shpallen më vonë.