Dzihat Aliju
07 Gusht 2016•Përditësim: 07 Gusht 2016
SHKUP (AA) - Kanali televiziv shtetëror TRT do të realizojë transmetimin e drejtpërdrejtë të "Mitingut të Demokracisë dhe Dëshmorëve" në 7 gjuhë, që do të mbahet sot në Yenikapı të Stambollit në orën 16:00 (në orën 17.00 sipas kohës lokal në Turqi), raporton Anadolu Agency (AA).
Në informacionet e publikuara në ueb faqen e kanalit TRT njoftohet se "Mitingu i Demokracisë dhe Dëshmorëve" që do të mbahet sot në Yenikapı të Stambollit, do të transmetohet drejtpërdrejtë në 7 gjuhë.
Gjuhët të cilët transmetohet ky miting janë: turqisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht, rusisht dhe arabisht.
Transmetimi i drejtpërdrejtë mund të ndiqet nga linku: http://www.trt.net.tr/miting/ , ndërsa ngjarjet të rëndësishme rreth mitingut mund ti ndiqni nga ueb faqja kryesore e AA-së në gjuhën shqipe.
Ndërkaq, kanalin TRT mund ta ndiqni me këto frekuenca, ku do të ketë mundësi zgjedhjeje të 7 audio-kanaleve, për secilën nga 7 gjuhët në të cilët do të transmetohet mitingu:
UP_LINK(V) MHZ: 14094.5
MODULATION: DVB-S2 8PSK
SYMBOL RATE: 6400
FEC: 5/6
PILOT: ON
DOWN-LINK(H) MHZ: 11544.
Nga ana tjetër qytetarët që prej disa orësh përpara kanë filluar të mbushin sheshin para "Mitingut të Demokracisë dhe Dëshmorëve" i cili ka edhe cilësinë si mitingu i parë ku marrin pjesë së bashku Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri Binali Yıldırım, lideri i partisë CHP Kemal Kılıçdaroğlu dhe lideri i partisë MHP Devlet Bahçeli.