Aişe Hümeyra Bulovalı
07 Janar 2019•Përditësim: 07 Janar 2019
STAMBOLL (AA) - Transmetuesi publik i Turqisë, TRT në gjuhën arabe sot fillon me periudhën e re të transmetimit, me pamje dhe politikë të re të transmetimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanali për herë të parë u formua me misionin që të adresojë një gjeografi prej 350 milionë banorë më 4 prill 2010, duke shkuar në ndryshime në politikën e transmetimit, do të ndjekë afërsisht të gjitha zhvillimet botërore duke themeluar përfaqësi në Londër, Moskë, Washington përveç atyre në Kuds, Bagdad, Teheran, Bejrut, Uman, Kajro.
TRT arabisht synon që teknologjinë moderne të sotme të pasqyrojë edhe në studiot, por edhe në transmetimet, si dhe planifikon që të veprojë në mënyrë të integruar me gazetarinë dixhitale.
Kanali televiziv me politikën e re të transmetimit nën koordinimin e Resul Serdar Ataş gjithashtu ka inkuadruar shumë gazetarë nga 21 shtete arabe.
Përveç programeve të lajmeve TRT arabisht do të transmetojë dokumentare të ndryshëm për gjeografinë arabe dhe Lindjen e Mesme, ndërkohë në të njëjtën kohë synon që të promovojë edhe më shumë Turqinë në mbarë botën.