Turqia

Tifozët e Fenerbahçes demonstrojnë solidaritet me Palestinën

Para fillimit të ndeshjes, tifozët e klubit turk shfaqën një banderolë të madhe të shkruar në të “Ndal gjenocidin në Gaza! Palestina e lirë”, si dhe valëvitnin shalle me ngjyrat palestineze, së bashku me flamuj palestinezë dhe turk

Abdulbesar Ademi  | 20.08.2025 - Përdıtësım : 20.08.2025
Tifozët e Fenerbahçes demonstrojnë solidaritet me Palestinën Foto: Serhat Çağdaş/AA

Stamboll

Tifozët e klubit turk Fenerbahçe kanë demonstruar solidaritet me Palestinën në ndeshjen play-off të UEFA Ligës së Kampionëve kundër klubit portugez Benfica, që po zhvillohet në stadiumin Chobaninë Stamboll, raporton Anadolu.

Para fillimit të ndeshjes, tifozët e klubit turk shfaqën një banderolë të madhe të shkruar në të “Ndal gjenocidin në Gaza! Palestina e lirë”, si dhe valëvitnin shalle me ngjyrat palestineze, së bashku me flamuj palestinezë dhe turk.

Shfaqja e mbështetjes vjen më mes të sulmeve brutale të vazhdueshme të Izraelit ndaj Rripit të Gazës, ku që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë të paktën 62.100 palestinezë.

Tifozët e Fenerbahçes edhe më herët kanë treguar solidaritet me Palestinën gjatë ndeshjeve evropiane, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur slogane në mbështetje të Palestinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.