Yıldız Nevin Gündoğmuş
31 Janar 2018•Përditësim: 31 Janar 2018
ANKARA (AA) - Si pasojë e sulmit me autobombë nga një organizatë terroriste ndaj konvojit që ishte duke lëvizur në veri të Idlibit, në kuadër të aktiviteteve të Forcave të Kontrollit për Reduktimin e Tensionit në Idlib, ka rënë dëshmorë një staf civil, ndërsa janë plagosur dy të tjerë, një staf dhe një ushtar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), bëhet e ditur se terroristët sulmuan me autobombë konvojin që ishte duke lëvizur në veri të Idlibit.
Si pasojë e sulmit një pjestar i stafit civil është martirizuar, thuhet në njoftim, ndërsa janë plagosur një staf civil si dhe një ushtar.