Hasan Namlı
10 Dhjetor 2016•Përditësim: 10 Dhjetor 2016
DIJARBAKIR (AA) - Organizata terroriste PKK ka kryer një sulm me makinë-bombë ndaj stacionit të xhandarmërisë Teknebasi e cila ndodhet në afërsi të Dijarbakirit, raporton Anadolu Agency.
Sulmi me bombë është kryer në stacionin e xhandarmërisë në lagjen Hazro. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u dëgjua edhe në lagjet fqinje, por nuk pati viktima njerëzore.
Pas këtij sulmi, forcat turke të sigurisë nisën një aksion anti-terrorist në rajonin e Dijarbakirit.