Rahmi Gündüz
15 Korrik 2016•Përditësim: 15 Korrik 2016
PARIS (AA) – Njoftohet se sulmuesi i cili ka hyrë me kamion në qendrën e qytetit jugor të Francës, Nice ka shkelur njerëz të cilët i kanë dalë përpara gjatë dy kilometrave, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanali BFM njoftoi se një pjesë e madhe e të vdekurve kanë humbur jetën sepse janë shtypur. Theksohet se sulmuesi ka vazhduar rrugën e tij prej dy kilometra duke i shkelur njerëzit.
Nga ana tjetër theksohet se numri i të vdekurve në këtë sulm terrorist është rritur në 70, ndërsa ka shqetësime se ky numër mund të rritet dhe se ka një numër të madh të plagosurish.
Ndërsa ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cayeneve, pas lajmit për sulmin shkoi në qytetin Nice.