Turqia

Studentët e huaj lavdërojnë pasurinë kulturore të Turqisë

Studentë të doktoratës nga SHBA dhe Britania thonë se Turqia është ndryshe nga ajo që portretizohet nga mediat e huaja

19.03.2019 - Përdıtësım : 19.03.2019
Studentët e huaj lavdërojnë pasurinë kulturore të Turqisë

Stamboll

MEHMET KARA

Studentët e huaj që vizitojnë Turqinë po ndërtojnë ura të kulturës dhe vëllazërisë, duke rishikuar perceptimet e tyre rreth vendit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Disa studentë të doktoratës, të cilët vizituan Stambollin për të marrë pjesë në një sërë konferencash mbi "Reflektimet Abrahamike mbi Filozofinë, Shkencën dhe Besimin" të organizuara nga Universiteti Bahçeşehir, ata theksuan mbi kulturën e pasur kozmopolite të Turqisë.

"Përshtypja ime e parë ishte se Turqia është një shtet i vërtetë evropian", tha për AA amerikani Samuel Murray, student i doktoraturës në filozofi në Universitetin Notre Dame, duke shtuar se kjo është vizita e tij e parë në Stamboll.

Murray tha se ishte i shqetësuar para se të vinte në Turqi për shkak të raporteve në mediat amerikane, që e portretizonin atë si një vend të rrezikshëm.

"Ne menduam se kishte luftë edhe në Turqi, pasi lufta që vazhdon në Siri është shumë afër (Turqisë)", shtoi ai.

Murray tha se ka parë që Turqia gëzon një pasuri kulturore e cila, sipas tij, është një përzierje e pasur e Lindjes dhe Perëndimit.

Ai tha se Stambolli është qytet modern bashkë me karakteristikat e tij historike.

"Mund të them se idetë e mia kanë ndryshuar me të vërtetë pasi erdha në Turqi", shtoi Murray.

Murray tha se është duke bërë hulumtime mbi filozofinë islame dhe shtoi se ka kuptuar se çfarë do të thotë të jesh një musliman praktikues në Turqi.

Ndërkaq, Philip Neri Reese, një tjetër student amerikan i doktoratës në filozofi, tha se më së shumti ka ngelur i impresionuar nga kultura turke.

Duke vënë në dukje se ka pasur një rritje në numrin e studimeve mbi filozofinë islame në SHBA, Reese shtoi se tensionet e herëpashershme midis Washingtonit dhe Ankarasë kanë rritur interesin e disa amerikanëve ndaj Turqisë.

"Si i krishterë, ndiehem më rehat në Turqi sesa në Londër", tha Reese.

Ndërkaq, Abbas Ahsan nga Universiteti i Birmingamit, tha se kur ka ardhur për herë të parë në Stamboll si musliman britanik, "gjithçka ishte e re dhe ndryshe".

Ahsan tha se Turqia është një vend përtej asaj që përshkruhet nga mediat e huaja.

Duke kujtuar një vizitë të mëparshme në Stamboll, Ahsan tha se atë kohë kishte shkuar në xhaminë historike Sultanahmet në qytet dhe kishte qëndruar atje për orë të tëra, ku, siç shprehet, kishte gjetur paqen.

"Gjëja që më pëlqeu më së shumti gjatë vizitës në Stamboll është dëgjimi i ezanit", tha ai, duke vënë në dukje se vetëm muslimanët që jetojnë në një vend ku nuk thirret ezani mund ta kuptojnë atë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın