17 janar 2018•Përditësim: 17 janar 2018
ANKARA (AA) - Muhammed Boztepe
Drejtoria e Përgjithshme për Migrim pranë Ministrisë së Brendshme të Turqisë ka përcaktuar shpërndarjen demografike sipas moshës dhe gjinisë të sirianëve të regjistruar nën mbrojtje të përkohshme, duke marrë të dhënat biometrike të vitit 2017.
Sipas përpilimit të Anadolu Agency (AA) nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Migrimit për vitin e kaluar, në Turqi jetojnë gjithsej 3.424.237 sirianë nën mbrojtje të përkohshme, prej të cilëve 1.852.563 janë meshkuj dhe 1.571.674 femra.
Të dhënat ofrojnë informacione edhe lidhur me shpërndarjen e sirianëve sipas moshës, sipas të cilave, në Turqi jetojnë 2.461.664 sirianë nën moshën 29 vjeç. Më së shumti ka foshnja dhe fëmijë të moshës prej 0 deri në 4 vjeç, konkretisht 515.116 sirianë në këtë grupmoshë. Ndërkaq, 475.574 janë të moshës 5-9 vjeç, 349.000 të moshës 10-14 vjeç, 292.892 të moshës 15-18 vjeç, 513.274 të moshës 19-24 vjeç dhe 325.800 sirianë të moshës 25-29 vjeç.
Ndërkohë, 26.830 sirianë janë të moshës 30-34 vjeç, 191.935 të moshës 35-39 vjeç, 141.810 të moshës 40-44 vjeç, 107.983 të moshës 45-49 vjeç, 88.253 të moshës 50-54 vjeç, 59.951 të moshës 55-59 vjeç, 42.062 të moshës 60-64 vjeç, 27.830 të moshës 65-69 vjeç, 15.429 të moshës 70-74 vjeç, 9.894 të moshës 75-79 vjeç, 5.386 të moshës 80-84 vjeç, 2.857 të moshës 85-90 vjeç dhe 1.353 sirianë të moshës mbi 90 vjeç.

- Shpërndarja sipas provincave
Sipas të dhënave për shpërndarjen e sirianëve me mbrojte të përkohshme sipas provincave, më së shumti sirianë, konkretisht 537.829, jetojnë në Stamboll, që do të thotë se 3.63 për qind të popullsisë së Stambollit me 14.804.116 banorë e përbëjnë sirianët.
Pas Stambollit radhiten Şanlıurfa me 462.961 sirianë, Hatay me 457.106, Gaziantepi me 350.067, Mersini me 191.684, Adana me 171.685, Bursa me 134.490, Kilisi me 131.914, Izmiri me 129.644 dhe Konya me 99.990 sirianë.
Sipas të dhënave të vitit të kaluar, popullsia e Kilisit ishte 13.825, ndërkohë që ajo e sirianëve në këtë provincë arriti në 131.914, që do të thotë se popullsia siriane në Kilis kaloi numrin e popullsisë vendase për 1.089 banorë.
- Më së paku sirianë në Bayburt
Më së paku sirianë në Turqi jetojnë në Bayburt, konkretisht 57 sirianë, apo 0.06 përqind e popullsisë së kësaj province prej 90.154 banorësh.
Bayburti ndiqet nga Artvini me 60 sirianë, Bartıni me 65, Gümüşhane me 87, Iğdıri me 104, Tunceli me 110, Sinopi me 113, Ardahani me 147, Erzincani me 166 dhe Giresuni me 174 sirianë.
- Rreth 230 mijë sirianë gjenden në qendrat e përkohshme të strehimit
Në Turqi gjenden 21 qendra të përkohshme të strehimit në 10 provinca. Prej sirianëve të strehuar në këto qendra, 80.212 sirianë janë në Şanlıurfa, 26.177 në Adana, 26.154 në Kilis, 24.326 në Gaziantep, 17.845 në Hatay, 17.288 në Kahramanmaraş, 15.042 në Osmaniye, 9.454 në Malatya, 9.000 në Adıyaman dhe 2.753 në Mardin.
Sipas këtyre të dhënave, gjithsej 228.251 sirianë jetojnë në qendrat e përkohshme të strehimit.