Cem Genco
15 Tetor 2015•Përditësim: 15 Tetor 2015
HATAY (AA) – Ka përfunduar etapa e parë e ndërtimit të murit në vendin Reyhanli, në kufirin turko-sirian, i cili po ndërtohet për të parandaluar hyrjen ilegale në Turqi si dhe trafikimin e qenieve njerëzore, raporton Anadolu Agency (AA).
Krahas vëzhgimit të vazhdueshëm të kufirit, janë ndërmarrë edhe masa të ndryshme me të cilat tentohet ulja e migrimit illegal.
Disa pjesë të murit i cili është projektuar të ndërtohet rreth 36.5 kilometra i gjatë, në vendbanimet Bukulmez, Busaklik dhe Besaslan kanë përfunduar.
Siç u shpreh menaxheri i punimeve, Abdullah Uysal për AA, në një ditë ndërtohen rreth 100 blloqe betoni të gjera dy, të larta tre metra dhe me një peshë prej shtatë tonësh.
“Për katër muaj kemi vendosur mur në tre rajone. Etapa e parë është gati. Në këtë projekt, i cili realizohet 24 orë në ditë, punojnë 75 persona. Në etapën e dytë planifikohet ndërtimi i pjesës së murit në rajonin mes Reyhanli dhe Hasse, në Turqi, i gjatë 25 kilometra”, tha Uysal dhe shtoi se rreth 11.5 kilometra i këtij muri ka përfunduar.
Ai theksoi se ndërtimi do të vazhdojë me intensitetin e njëjtë.