Kadir Yıldız
04 Mars 2017•Përditësim: 04 Mars 2017
KOCAELI (AA) - Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık në një dalje për gazetarët, ka thënë sot se Turqia nuk ka asnjë dyshim se PYD është një organizatë terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke vënë në dukje faktin që PYD ka nisur të shkruhet edhe në mediat perëndimore si një organizatë terroristë, Işık, në vijim të fjalës së tij ka shtuar: "Pretendimet se PYD përfaqëson kurdët në Siri është një gënjeshtër e madhe. Momentalisht PYD është organizata që ka kryer më shumë vrasje se të gjithë, ndaj kurdëve. PYD është një organizatë terroriste e cila asgjëson të gjithë ata që nuk ndajnë një mendim me ta dhe nuk hynë nën urdhrat e tyre. Dua të theksoj këtë. Qëndrimi i Turqisë nuk është kundër kurdëve".
Işık duke vënë në dukje se kurdët janë vëllezërit e tyre me të cilët kanë jetuar një mijë vjet bashkë, në vijim shtoi: "Ashtu sikurse nuk përfaqëson kurdët PYD është duke thurur plane për krijimin e një hapësire të pushtetshme në këtë rajon. Herë herë kanë tentuar për këtë gjë, por sa herë që kanë tentuar përpara kanë gjetur forcat e armatosura të Turqisë. Më parë tentuan të përparonin nga të dyja anët ku ndodhen forcat turke, por pasi panë se çdo të thotë operacion u tërhoqën. Ndërsa tashmë pasi kuptuan që edhe nëse nuk dalin nga Munbixhi do të nxirren, bënë marrëveshje me regjimin dhe DEASH-in duke i lëshuar këtë rajon atyre. I bëj thirrje forcave të vendeve të tjera me në krye ato amerikane, që të kenë kujdes, pasi ky rajon është shumë i ndjeshëm. Megjithatë nëse do të ketë qoftë edhe një veprim i vogël kundër forcave turke, ata e dinë mirë se çfarë mund ti gjejë".