Halit Süleyman
18 Gusht 2016•Përditësim: 19 Gusht 2016
MUNBIXH / ANKARA (AA) - Koalicioni i Arabëve Sirianë dhe zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri, PYD-ja, të cilët mbështeten nga SHBA-ja vazhdojnë të përparojnë drejt perëndimit pas marrjes nga DAESH-i të rajonit Munbixh në perëndim të lumit Eufrat në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Elementët e Koalicionit të Arabëve Sirianë dhe PYD-së me mbështetjen ajrore të koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-ve me operacionet në perëndim të lumit Eufrat në qytetin Halep të premten e kaluar nga organizata terroriste DAESH morën nën kontroll rajonin Munbixh.
Koalicioni i Arabëve Sirianë dhe PYD që nga dita e djeshme e deri më sot ka nxjerrë nga rajoni edhe elementët e DAESH-it në fshatrat Kırat Sagir, Kırat Kebir, Shejh Nesir dhe El Yeni të komunës Bab në jugperëndim të Munbixh-it.
Para operacionit forcat e SHBA-së qëlluan pozitat e DAESH-it
Një komandant i Koalicionit të Arabëve Sirianë me nofkën Ebu Reshit i cili ka dhënë informacione për gazetarin e AA-së, pasi ka vënë në dukje se avionët e koalicionit si gjithmonë kanë vazhduar mbështetjen e tyre ndaj PYD-së në rajon, ka theksuar se nuk ka asnjë shenjë se militantët do të dalin nga rajoni.
Duke përdorur shprehjen "Kuvendi Popullor i Munbixh-it u formua nga PYD-ja, edhe pse vërehet se arabët përfaqësojnë kuvendin ai do të drejtohet prapa skene nga PYD-ja", Ebu Reshit ka shpjeguar se organizata ka kamp ushtarak në Harus në perëndim të Eufratit. Ai ka shtuar më tej se të rinjtë që organizata ka sjellë nga fshatrat trajnohen në këtë kamp dhe se trajnimin i cili zgjat 3 muaj e japin ekspertë amerikanë dhe gjermanë.
PYD e cila në veri të Sirisë përgjatë kufirit të Turqisë ka shpallur kontrollin e saj në rajonet Haseke, Kobani (Ayn el-Arab) dhe në Afrin, synon që pas marrjes së Munbixhit në perëndim të lumit Eufrat të marrë edhe rajonin Xherablus në kufi të Turqisë si dhe të përparojë deri në rajonin përballë Reyhanlı-së. Në këtë mënyrë brezi i PYD-së duke patur funksionin e një muri mes Turqisë dhe Sirisë do të shkaktojë këputjen në masë të madhe të lidhjeve gjeografike të dy vendeve.
Edhe SHBA-ja me avionët e saj luftarakë ofron mbështetje ndaj militantëve të PYD-së me arsyetimin se duhet të pastrohet nga DAESH-i linja Azez-Xherablus, që ndodhet në perëndim të Eufratit dhe në kufirin e Sirisë me Turqinë.
Qeveria e Washingtonit ka qenë këmbëngulëse që PYD-ja me disa elementë lokalë arabë duhet të merrnin pjesë në operacionet në perëndim të lumit Eufrat. Ankaraja e cila që prej shumë kohësh ka paralajmëruar Washingtonin rreth planeve që organizata dëshiron të vendosë në veprim në Siri, kishte theksuar se duhet të shmangeshin nga hapat që vendosnin në rrezik sigurinë kombëtare të Turqisë.
SHBA-ja i kishte dhënë siguri Turqisë se pas marrjes nga DAESH-i të rajonit Munbixh në perëndim të Eufratit militantët e PYD-së të cilët morën pjesë në operacione do të largoheshin nga rajoni. Edhe zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Adrian Rankine-Galloway, ditën e hënë pyetjeve në lidhje me çështjen iu është përgjigjur se "Kemi premtuar hapur se operacionet në Munbixh do të kryhen në përputhshmëri me premtimet e kryera mes SHBA-së dhe Turqisë."