Halit Süleyman,Erdal Türkoğlu
04 Shtator 2016•Përditësim: 05 Shtator 2016
HALEP (AA) - Njoftohet se zgjerimi i organizatës terroriste PKK në Siri, PYD-ja ka marrë në shërbim ushtarak të detyrueshëm djemtë dhe vajzat mbi moshën 16 vjeçe në rajonin Munbixh dhe përreth tij në qytetin Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se organizata terroriste PYD/PKK ka bërë thirrje për shërbimin ushtarak të detyrueshëm në rajoni Munbixh që ndodhet në verilindje të Halepit.
Gjithashtu theksohet se djemtë dhe vajzat mbi 16 vjeç janë marrë me detyrim si ushtarë dhe pas një kohe trajnimi do të dërgohen në frontet e organizatës terroriste DAESH dhe në frontet e tjera.
Ndër të tjera teksa mësohet se PYD/PKK do të japë një pagë prej 100 dollarësh amerikanë ndaj ushtarëve, thuhet gjithashtu se një zbatim të tillë organizata terroriste e ka kryer edhe në ditët e kaluara në rajonin Afrin.