Enes Kaplan
23 Gusht 2016•Përditësim: 24 Gusht 2016
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një takim me presidentin e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Mesut Barzani, kanë diskutuar edhe hedhjen e hapave të nevojshme për ti dhënë fund aktiviteteve të shkollave dhe institucioneve të lidhura me Organizatën Terroriste Fetullahçi (FETÖ) në rajonin e Kurdistanit në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Presidenti Erdoğan në takimin me presidentin e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Barzani, kanë diskutuar edhe çështjet si zhvillimet rajonale dhe lufta kundër terrorizmit.
Barzani gjatë takimit të mbajtur në rezidencën presidenciale në lidhje me tentativën e puçit më 15 korrik pasi ka tërhequr vëmendjen se qëndrimi i tyre është në anën e qeverisë së zgjedhur në Turqi, ka theksuar se e kanë mirëpritur me vlerësime faktin që populli turk mbrojti demokracinë.
Gjatë takimit Erdoğan dhe Barzani kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth zhvillimeve rajonale si dhe kanë diskutuar çështjen e luftës kundër terrorizmit duke përfshirë DAESH-in dhe PKK-në. Gjithashtu edhe hedhja e hapave për mbylljen e shkollave dhe institucioneve të lidhura me FETÖ-n në rajonin e Kurdistanit në Irak ka qenë një prej temave që presidenti Erdoğan dhe Barzani kanë diskutuar.