İdris Okuducu
21 Tetor 2017•Përditësim: 21 Tetor 2017
ERBIL (AA) - Kreu i qeverisë rajonale kurde të Irakut, Mesut Barzani, ka kërkuar nga kurdët që jetojnë në SHBA dhe Evropë që të zhvillojnë protesta ligjore dhe paqësore për heqjen e sanksioneve ndaj rajonit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Barzanit thuhet se "Iu bëj thirrje kurdëve që jetojnë në SHBA dhe Evropë që të zhvillojnë protesta ligjore dhe paqësore, si dhe aktiviteteve civile në mbështetje të popullit tonë. Për heqjen e bllokadës mbi ne kërkoni ndihmë nga qytetarët e vendeve ku ndodheni."
Në deklaratën ku vihet në dukje se diaspora kurde në këtë proces ka një përgjegjësi të rëndësishme, thuhet më tej se "Dëshiroj që ta përçoni në të gjithë botën zërin e shtypur të Qeverisë rajonale kurde të Irakut dhe mesazhin paqësor të popullit tonë."
"Aktualisht populli ynë po përballet me bllokadë, kërcënim dhe ndëshkim kolektiv. Qeveria qendrore e Irakut duke shprehur vetëm atë që mendon kërkon që nëpërmjet të drejtës ‘ligjore‘ të ndëshkojë një popull i cili nuk ka kryer ndonjë krim. Sigurisht që ndëshkimet që kërkohen të zbatohen kundrejt popullit tonë i kanë tejkaluar kufijtë e të gjitha ligjeve dhe të kushtetutës së Irakut. Në të njëjtën kohë duke luftuar dhe duke përdorur armën dëshirojnë që vullnetin e tyre t'ia imponojnë popullit tonë. Kjo ka shkaktuar që 150 mijë persona të braktisin shtëpitë e tyre."