Enes Kaplan
14 Dhjetor 2017•Përditësim: 15 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) –Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryetari i Partisë opozitare të Lëvizjes Popullore Nacionaliste (MHP) të Turqisë, Devlet Bahçeli, në një bisedë telefonike diskutuan për Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, mësohet se Erdoğan dhe Bahçeli kanë realizuar një bisedë telefonike. Gjatë bisedës, ku është diskutuar për Samitin e Jashtëzakonshëm të OBI-t, kryetari i MHP-së, Bahçeli, është shprehur se samiti ishte jashtëzakonisht frytdhënës dhe ka përgëzuar presidentin Erdoğan për suksesin e arritur.
Duke folur për samitin e mbajtur në Stamboll, Bahçeli ka thënë se konfirmimi i shteteve islame se e njohin shtetin e Palestinës me kryeqytet Kudsin Lindor, ka një rëndësi tejet të rëndësishme në thirrjen e gjithë botës për ta njohur Kudsin Lindor si kryeqytet të shtetit të Palestinës nën pushtim.
Erdoğan falënderoi kryetarin e partisë opozitare, Bahçeli, për ndjeshmërinë e treguar dhe vlerësoi si një zhvillim pozitiv deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga tre grupet parlamentare të Turqisë, në shenjë mbështetjeje për vendimin e OBI-t.