Mehmet Tosun
24 Gusht 2017•Përditësim: 24 Gusht 2017
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në 3 vitet e fundit realizoi 86 vizita jashtë shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan gjatë periudhës 28 gusht 2014 - 10 gusht 2017 më shumë vizitoi shtetet e Evropës.
Erdoğan ka udhëtuar 21 herë në 16 shtete të Evropës dhe ka realizuar kontakte. Gjatë periudhës së njëjtë Erdoğan ka shkuar nga një herë në Britani të Madhe, Letoni, Estoni, Ukrainë, Slloveni, Sllovaki, Rumani, Shqipëri, Kroaci, Poloni, Bjellorusi dhe Bosnje e Hercegovinë, dy herë në Gjermani, kurse nga 3 herë në Francë dhe Belgjikë.
Ai në SHBA ka udhëtuar një herë gjatë vitit 2014, 3 herë gjatë vitit 2016 dhe një herë këtë vit, si dhe vizitoi Kolumbinë, Kubën, Meksikën, Kilin, Perunë dhe Ekuadorin.
Në kuadër të vizitave zyrtare brenda 3 viteve Erdoğan ka vizituar 4 herë Rusinë dhe 3 herë Kinën, ndërkaq në vitin 2015 vizitoi Iranin.
Presidenti i Turqisë, përveç Evropës, realizoi vizita të shumta edhe në shtetet e Lindjes së Mesme. Ai vizitoi 5 herë Arabinë Saudite, nga 3 herë Katarin dhe Kuvajtin kurse Bahrejnin dhe Jordaninë nga një herë. Nga 3 herë ka realizuar vizita në Qipron e Veriut dhe në Azerbajxhan.
Presidenti Erdoğan në Afrikë ka vizituar Algjerinë, Etiopinë, Xhibutin, Somalinë, Senegalin, Bregun e Fildishtë, Ganën, Nigerinë, Guinenë, Ugandën, Kenian, Tanzaninë, Mozambikun, Madagaskarin dhe Guinenë Ekuatoriale.
Nga një herë ka vizituar Afganistanin, Kazakistanin, Uzbekistanin, Indonezinë, Japoninë dhe Indinë, Turkmenistanin dy herë dhe Pakistanin 3 herë.
Erdoğan në vitin 2014 ka vizituar 12 shtete, 33 shtete në 2015, në 2016, 22 shtete dhe këtë vit 15 shtete, ku gjithsej ka realizuar 86 vizita jashtë shtetit.
Presidenti Erdoğan, gjatë periudhës në fjalë i ka kushtuar rëndësi edhe vizitave brenda shtetit, ku në 65 qytete ka realizuar gjithsej 147 vizita.