Turqia

Operacion kundër DEASH-it në Turqi, 16 të arrestuar

Si rezultat i punës së koordinuar mes njësive të antiterrorizmit të policisë së Ankarasë dhe drejtorisë së inteligjencës, u bë e mundur identifikimi i 19 personave me shtetësi irakiane, ku 16 prej tyre u arrestuan

Sertaç Bulur  | 17.09.2020 - Përdıtësım : 17.09.2020
Operacion kundër DEASH-it në Turqi, 16 të arrestuar

Ankara
Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara nga 19 të dyshuar janë arrestuar 16 persona me origjinë irakiane të cilët u përcaktuan se kanë lidhje me organizatën terroriste DEASH dhe zonat e konfliktit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si rezultat i punës së koordinuar mes njësive të antiterrorizmit të policisë së Ankarasë dhe drejtorisë së inteligjencës, u bë e mundur identifikimi i 19 personave me shtetësi irakiane, për të cilët kishte informacione të inteligjencës se kanë lidhje me organizatën terroriste DEASH dhe zonat e konfliktit.

Në operacionet e ndërmarra pas këtyre punimeve u arrestuan 16 prej të dyshuarve.

Ndërkohë vazhdon puna për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë në arrati.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.