Tolga Albay
20 Mars 2019•Përditësim: 20 Mars 2019
Një tërmet prej 5,5 ballë sipas shkallës së Rihterit sot në mëngjes goditi provincën jugperëndimore të Turqisë, Denizli, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria për Menaxhim me Situta Emergjente të Turqisë (AFAD) njoftoi se epiqendra e tërmetit u regjistrua në qarkun Acipayam në një thellësi prej 11,36 kilometrash.
Pas goditjes së parë, pasuan edhe dy lëkundje me fuqi prej 4,8 dhe 4,5 ballë sipas Rihterit.
Dridhja është ndjerë në mbarë bregdetin turk të Detit Egje dhe në qytetet e Detit Mramor.
Guvernatori i provincës Denizli, Hasan Karahan për AA tha se sipas informacioneve të para nuk ka viktima në njerëz.