Esra Akgün
22 Prill 2016•Përditësim: 22 Prill 2016
QUITO (AA) - Dy tërmete të reja prej 6 dhe 5.8 ballë sipas shkallës së Rihterit sot në mëngjes përsëri e kanë tronditur Ekuadorin, raporton Anadolu Agency (AA).
Teksa tërmetet e reja kanë tronditur Ekuadorin, numri i viktimave në dy tërmetet e mëparshme është rritur në 587, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit ende po vazhdojnë.
Qendra gjeologjike amerikane theksoi se tërmeti ka ndodhur 33 kilometra në veriperëndim të Bahia de Caraquez në një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk ka viktima, por është lëshuar paralajmërim për cunami.