Mutlu Demirtaştan
22 Prill 2016•Përditësim: 22 Prill 2016
STAMBOLL (AA) - Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA), njoftoi pezullimin e akreditimi të Laboratorit për Kontrollin Anti-Doping të Pekinit me arsyetimin se nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në faqen e internetit të WADA-s njofohet se është pezulluar për 4 muaj akreditimi i Laboratorit të Pekinit për Kontrollin Anti-Doping për shkak se në tetor të vitit të kaluar ka kryer gabime në kontrollin e dy testeve të dopingut.