İsa Toprak
27 Tetor 2021•Përditësim: 27 Tetor 2021
Një vazo ari 4.250-vjeçare nga periudha Hattian është kthye në Turqi dhe filloi të ekspozohet në një muze në kryeqytetin turk, Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Një ceremoni për kthimin e saj u mbajt në Muzeun e Qytetërimeve të Anadollit, ku do të ekspozohet.
Departamenti i Antikontrabandës i Drejtorisë së Përgjithshme turke të Muzeve dhe Trashëgimisë Kulturore zbuloi se koleksionisti Arthur Gilbert, themeluesi i Fondacionit të Artit Gilbert, e kishte blerë veprën në Los Angeles në vitin 1989 për të përfunduar koleksionin e tij të artefakteve prej ari dhe argjendi dhe ia kishte dhënë hua Muzeut Victoria dhe Albert të Londrës.
Drejtoria kontaktoi fondacionin për kthimin e artefaktit dhe pasi u kryen kërkimet, u zbulua se ishte hequr ilegalisht nga gërmimet dhe ishte kontrabanduar jashtë Anadollit.
- Të gjitha artefaktet duhet të jenë aty ku i përkasin
Duke folur në ceremoni, ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy tha se Turqia vazhdon të punojë me vendosmëri për kthimin e pronave kulturore që janë hequr në mënyrë të paligjshme nga atdheu i tyre.
Ai vuri në dukje se pronat kulturore në Turqi janë të besuara nga të gjitha qytetërimet që kanë jetuar në këto troje. Ersoy tërhoqi vëmendjen për rëndësinë që të gjitha artefaktet të jenë të veçanta dhe të vlefshme dhe se ato duhet të kthehen në tokën që i përkasin.